Fitore të vështirë ndaj Luftëtarit, Skënderbeu vazhdon luftën për Europën

Skënderbeu mori një fitore të vuajtur por shumë të rëndësishme duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Europë.

Korçarët mposhtën 1-0 Luftëtarin në Gjirokastër falë golit të Blerim Krasniqit 15 minuta nga fundi i takimit.

Parashikimi i trajnerit Ilir Daja se ndeshja me bluzinjtë do të ishte e vuajtur rezultoi e saktë. Portieri Shala dhe pasaktësia e Bregut, Krasniqit dhe Mensah e vështirësuan shumë fitoren e korçarëve.

Pas javës së 34-t, Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt me 54 pikë.