Makinat përplasin drejtuesin e motorit, në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në orët e pasdites në aksin Elbasan-Librazhd. Dy makina janë përfshirë në aksident, ku më pas kanë përplasur edhe një motor, duke lënë të lënduar rëndë drejtuesin.

Elbasan/Informacion paraprak            

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd,  në fshatin Mengël, Elbasan,  mjeti tip "Bmv", me drejtues shtetasin G.Sh., 30 vjeç,  banues në fshatin Mengël, është përplasur me mjetin tip "Volksëagen", me drejtues shtetasin H.S., 31 vjeç,  banues në fshatin Shushicë, Elbasan dhe me motoçikletën me drejtues shtetasin K.Rr., 30 vjeç,  banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës shtetasi K.Rr., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.