Detajet/ Foshnja 1-vjeç pozitiv me Covid-19, nëna në gjendje të rëndë

Një foshnjë vetëm 1 vjeç dyshohet se eshte pozitiv me Covid-19, duke shënuar kësisoj moshën më të re të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Rasti dyshohet në spitalin e Fierit, pasi pergjigja e tamponit ende nuk ka mberritur.

Ndërkohë që pozitiv ka rezultuar edhe nëna e tij e cila mësohet se ndodhet në reanimacionin e këtij spitali në gjendje të rëndë.

Gruaja sipas burimeve të Syri kishte mbërritur sot në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mendohet që nëna dhe fëmija të jenë infektuar nga gjyshja që ka një dyqan linje afër qendrës së Fierit.