FOTO-EMRI/ U kap me 100 mijë paund drogë, ja dënimi i dhënë për shqiptarin në Britani

Pas një bastisje nga policia në një pronë që zbuloi një “grumbullim të përpunuar dhe profesional të kanabisit” në një lagje të qetë në Sheffield është arrestuar një shqiptar 32-vjeçar.

I riu Besnik Stafa u arrestua më 20 qershor të këtij viti, pasi policia ekzekutoi një urdhër droge në adresë.

Ai u dënua me dy vjet dhe tetë muaj burg të premten nga gjykata e Sheffield pasi u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar.

Rreshteri Simon Kirkham nga ekipi i policisë tha: “Prona kishte qenë për disa javë në vëmendje të oficerëve.

Pasi shkuan brenda, ekipi im gjeti një përbërje të hollësishme dhe profesionale të kanabisit. Vlera në rrugë e bimëve ishte rreth 100,000 paund”.

“Besniku kishte prodhuar dhe kultivuar kanabis në pronë për tre muaj, menjëherë pasi u transferua në qytet. Dhomat në shtëpi ishin të mbushura me bimë- të gjitha këto po menaxhoheshin me kujdes nga Besniku”.

Besniku, banues në Holme Lane, gjithashtu është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 196 £ pas lirimit nga burgu. Nuk dihet nëse ai jetonte në adresën ku u gjet ferma e kanabisit.