Rama në Zvërnec kërcënon të vetët: Po humbëm zgjedhjet, do të bëheni shërbëtorë të…

Duket se frika dhe paniku i Edi Ramës për humbjen e pushtetit në zgjedhjet e vitit që vjen, po reflektojnë të njëjtën gjë dita- ditës, edhe brenda Partisë Socialiste. Këtë të shtunë kryeministri Rama ka zbarkuar në Zvërnec ku ishte një javë më parë pasi banorët aty ishin revoltuar jo vetëm kundra kryebashkiakut Leli, por edhe ndaj qeverisë.

 Të frikësuar nga humbja e pritshme në zgjedhjet parlamentare, Rilindja dhe Qeveria ndodhen në Vlorë; edhe për të bërë plazh, edhe të hanë peshk të freskët, por edhe që të grinden për të gjetur fajtorin për sondazhet që i tregojnë humbë të sigurt. Aq i madh duket se është ky panik i humbjes së pushtetit me gjithë privilegjet, sa që as nuk po pyesin më për virusin COVID-19 dhe rrinë ngjitur (foto më poshtë), duke shkelur rregullat që kanë vënë vetë.

Burime nga brenda takimit pohuan për Top Channel, se kryeministri ishte mjaft i shqetësuar. Ngrinte duart e ngrinte tonet, gërthiste dhe bërtiste, ndërkohë që dy ambulanca rrinin në gatishmëri. Po kështu mësohet se Edi Rama u ka thënë pjesëmarrësve, se nëse vazhdojmë kështu të çoroditur është e sigurt që do ti humbim zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa debatet ishin jo të lehta, pasi disa kryetarë PS në rrethe kanë akuzuar qeverinë për mos-mbajtjen e premtimeve dhe kjo ka sjellë reagimin e egër, me të bërtitura dhe  duke goditur tavolinën, prej kryeministrit.

Tonet ishin aq të larta sa kryeministri i ka kërcënuar, se nëse doni të vazhdojnë me këtë apati dhe të velur nga pushteti, do katandisen në shërbëtorët të Lulit dhe Monikës vitin e ardhshëm.

Gjithmonë, nëse këta të fundit i pranojnë!