Rama: Gati të ulem në Këshillin Politik me Bashën dhe Metën

Kryeministri Edi Rama postoi një mesazh në rrjetet sociale, ku thotë se është gati të ulet në Këshillin Politik me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën nëse duan.

“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSI-OP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!

PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund!

Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s'ka si të jetë kundër, madje me gjithë OP në tryezë!” shkruan Rama.