Goditet nga ekskavatori, plagoset rëndë shqiptari
Një incident i rëndë në ka ndodhur sot në mëngjes në Egna, Bolzano.
Në këtë incident ka mbetur i plagosur rëndë një 29-vjeçar shqiptar.
Kamioni i drejtuar nga shqiptari është goditur nga një ekskavator dhe drejtuesi i mjetit mbeti i bllokuar brenda tij.
Ai u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Bolzanos, ndërkohë që karabinierët kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.