Studimi zbulon sa mendime kemi në ditë dhe si ndikon kjo në personalitet

Personi mesatar ka më shumë se 6000 mendime në një ditë të vetme, tregon një studim i ri.

Kërkuesit modeluan një metodë të re që shenjon fillimin dhe fundin e një mendimi, duke i lejuar ata të llogarisin sa mendime kemi në ditë.

Kjo u arrit duke izoluar momente specifike, kur një individ është i fokusuar në një ide të vetme. Procesi është përshkruar si ‘krimb mendimi’.

Skuadra gjithashtu shprehet se matja e mendimeve të një personi mund të parashikojë dhe aspekte të personalitetit të tyre.

Ky studim është një nga të parët në llojin e tij dhe shihet si një zbulim në fushën e eksperimenteve kognitive.