‘SPAK boll u talle dhe u fshehe!!’/ Vasili rendit paligjshmëritë ku Prokuroria e Posaçme nuk ka vepruar

Pasditen e sotme është zhvilluar një operacion i SPAK, ku janë vendosur në pranga disa punonjës të Institutit të Higjenes, për shkelje në disa libreza shëndetësore.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar duke i kërkuar SPAK të mos talllej më dhe të mos fshihej ndaj paligjshmërisë e cila ka pllakosur vendin.

Vasili ka renditur një sërë paligjshmërisë të ndodhura kohët e fundit dhe SPAK nuk ka vepruar.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

SPAK boll u talle dhe u fshehe !!

SPAK arreston ca punonjes te Institutit te Higjenes per ca libreza shendetesore.

Por:

SPAK nuk arreston asnje njeri per 109 milion eurot e Bechetit.

SPAK nuk arreston vjedhjen e zgjedhjeve dhe dosjen 184 ku falin kryeministri ministra deputete drejtor policie.

SPAK nuk arreston per prishjen e paligjshme te Teatrit Kombetar.

SPAK nuk arreston per Unazen e Re.

SPAK nuk arreston per Koncesionet hajdute miliardere.