Arrestime në Inspektoriatin Shëndetësor në Tiranë, shoqërohen në polici disa punonjës

Një aksion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet në këto moment në  ISHSH-Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Tiranë.

Në këtë aksion, antikrimi ekonomik ka shoqëruar në Policinë e Tiranës disa punonjës të ISHSH.

Operacioni është duke vijuar ende dhe priten informacione më të detajuara në vijim.