VIDEO/Pandemia nuk e ndal, muzikanti ngroh zemrat e kalimtarëve duke shëtitur mbi skateboard

Koronavirusi i goditi performuesit shumë rëndë.

Anullimi i koncerteve dhe ndalimi i mbledhjes së turmave bëri që këngëtartë dhe instrumentistët të mbesnin pa mundësi pune.

Por një djalë duket se nuk e ka lejuar pandeminë ta ndalojë.

Ai ka gjetur një zgjidhje, me anë të së cilës ngrohu zemrat e të gjithë kalimtarëve.

Sipër një skateboardi, ai mori një kitarë elektrike dhe bëri xhiro në një park.