VIDEO/ Ronaldo nuk i mban nervat, shikoni ndërhyrjen e ashpër ndaj kundërshtarit

Cristiano Ronaldo zhvilloi një paraqitje zhgënjyese mbrëmjen e djeshme në barazimin 3-3 ndaj Sassuolos.

Gjatë lojës ai u pa jo pak i nervozuar, sidomos pasi humbi një rast ideal për gol, i vetëm me portierin kundërshtar.

Pasi e shpërdoroi këtë mundësi, CR7 bëri një ndërhyrje brutale një minutë më vonë. Arbitri e fali duke e ndëshkuar me kartonin e verdhë.