Meta: Lëvizja e Ramës zeron marrëveshjen e 5 qershorit, të gjithë janë kundër

Presidenti Ilir Meta në një komunikim me mediat ka folur për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve politike në vend.

Por sipas presidentit, lëvizja e mëpasme e Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore e zerojnë këtë marrëveshje të arritur.

Meta u shpreh se të gjithë aktorët politikë, vendas dhe ndërkombëtarë janë kundër Ramës dhe lëvizjes së tij.

‘Shënoj si arritje të këshillit politik marrëveshjen e 5 qershorit edhe për ecurinë e procesit të integrimit në BE. Kjo marrëveshje u mbështet fort nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe u përshëndet nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, Komisioneri Joseph Barel dhe komisionari i Zgjerimit, i Oliver Varhelyi.

Përfshirja dhe konsensusi i arritur do të konsideroheshin si suksese

Por iniciativa e mazhorancës për ta ndryshuar e prish në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit e zeron këtë marrëveshje dhe do të dëmtonte edhe kredibilitetin e ministrit të Jashtëm njëherësh kryeministër dhe si drejtuesi i OSBE.

Propozimi për ndryshimet kushtetuese zeron përpjekjet. Palët t'i qëndrojnë marrëveshjes, kur për këtë janë investuar edhe SHBA, Britania dhe BE-ja. Këto ndryshime të njëanshme janë në kundërshtim me komisionin e Venecias. Ndryshime të sistemit duhet të nisin një vit para zgjedhjeve. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe zyra e OSBE-së që ka thënë se është shumë vonë'- tha presidenti Ilir Meta gjatë deklaratës për mediat.