Në komunat serbe në veri të Kosovës, 39 të infektuar me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në komunat me shumicë Serbe në veriut e Kosovë janë kryer nga autoritete shëndetësore 65 testime dhe 39 prej tyre rezultuan pozitiv të prekur me Covid 19, tha epidemiologu Aleksandar Antonijevic.

91 persona janë të shtruar në spital deri tani, ndërsa është rritur numri i punonjësve shëndetësor të infektuar .

Janë shëruar 7 persona dhe janë shënuar 4 viktima në valën e dytë të pandemisë tha epidemiologu Antonijevic.

Që nga data 12 mars janë testuar 2630 persona në komunitete Serbe në veriun e Kosovës dhe 489 prej tyre janë infektuar me koronavirus.