OSBE e Ramës, një katastrofë/ Asgjë për pandeminë dhe demokracinë

Një propozim vizionar i Partisë Demokratike bëri që Shqipëria të shënonte një tjetër arritje spektakolare në plan ndërkombëtar. Sivjet ajo mori drejtimin e OSBE. Sigurisht demokratët nuk janë në pushtet dhe as nuk e kishin menduar se Shqipëria do ishte ‘paciente’ e OSBE akoma.

Por kryeministri Edi Rama pati mundësinë që të shfrytëzonte këtë situatë në të mirë të emrit të Shqipërisë.

Më shumë se gjysmë viti ka kaluar dhe situata është katastrofike. OSBE është zhytur në krizën e saj më të thellë. Ajo nuk po zgjedh dot drejtuesit e saj.

Ndërkohë siç thekson gazeta zvicerane, Tagblatt, kjo ka bërë që të lihen pas dore gjërat e rëndësishme.

Për shembull, bota po përjeton pandeminë e koronavirusit, një ngjarje që vjen njëherë në shekull, por OSBE as nuk është pozicionuar për krizën e koronës. Gazeta shkruan se nuk ka asnjë strategji se si do përballohen krizat e sigurisë që do provokojë pandemia.

Një paketë sigurie pritej për rajonet e nxehta si Ukraina, Nagorni-Karabak, Transnistria apo Gjeorgjia. Ndërkohë duhej reaguar për zhvillime të tjera si korrupsioni, demokracia, zgjedhjet dhe trafiku njerëzor.

Mirëpo Shqipëria është vetë në mesin e një krize, pasi drejtuesi i OSBE kërkon të bëhet i pari lider në Europë që ndryshon vetë Kushtetutën në kushte pandemie dhe online.

Siç shkruante revista më e madhe evropiane, Spiegel, në vend që të drejtojë OSBE-në, Shqipëria ka nevojë për ilaçet e saj. Koha po e provon se jo vetëm nuk po e drejton, por po e çon drejt rrënimit.