Në kërkim për kultivim kanabisi, dy të arrestuar në Shkodër

Policia  e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë L. N., 25 vjeç dhe D. N., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Mazrek, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.