Edhe Greqia mbyll kufirin për shqiptarët, ja deri kur...

Për të disatën herë Greqia shtyn afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë, si pasojë e rasteve të shtuara me Covid 19.

Kështu, deri në 31 korrik, në territorin grek nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj. Vendimi u mor mbas rritjes drastike të rasteve me Covid-19 në këto vende, dhe masave që po merr vetë Greqia për mosshtimin e rasteve me koronavirus.

Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur edhe për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbërritën në zonat turistike, duke i dhenë një frymëmarrje turizmit në vend.