Stresi i jep fund çdo dyshimi për ndarje dhe i bën dedikimin e ëmbël Keisit

Stresi dhe Keisi janë një nga çiftet më të përfolur të momentit për shkak të marrëdhënies së tyre me ulje dhe ngritje.

Dyshja është bërë shpesh pjesë e portaleve për ndarjen nga njëri-tjetri, madje reperi u përfol edhe për një lidhje me një modele.

Ai i hodhi zërat poshtë duke reaguar ashpër, teksa me foton e fundit të publikuar në Instastory i ka dhënë fund një herë e mirë thashethemeve mbi raportin e tij me Keisin.

Ai ka publikuar një foto teksa po flet me partneren e tij dhe shkruan: 

“Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”.

Me sa duket mes tyre gjërat janë mê mirë se kurrë dhe me siguri mezi po presin të jenë pranë njëri-tjetrit, sapo masat e ndërmarra ndaj Covid-19 të lehtësohen.