Moti sot dhe nesër, 16 - 17 korrik 2020
E enjte dt 16 korrik 2020 moti do të mbetet me alternime kthjellimsh dhe shtim të vranësirave deri mesatare në zonat malore të pasuara nga rreshje lokale. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 13/27°C
Zonat e ulëta 14/31°C
Zonat bregdetare 18/30°C
E enjte dt 16 korrik 2020
Kosova për ditën e enjte dt 16 korrik 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të izoluara. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 13°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 27°C gradë Celcius.
E premte dt 17 korrik 2020
E premte dt 17 korrik 2020 moti do të mbetet me alternime kthjellimsh dhe kalime të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/28°C
Zonat e ulëta 16/32°C
Zonat bregdetare 18/31°C
RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari