Kris pistoleta, plagosje në Bllok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë, pasi ndaj tij janë qëlluar disa plumba.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e njohura të zonës, pak metra larg vilës së diktatorit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Personi i plagosur është dërguar në spital.