Vritet 32 vjeçari, u godit sapo doli nga lokali

Një person mësohet se ka humbur jetën pasi është goditur me sende të forta në mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.

Viktima është Gjergj Hasan Ajmasi, 32 vjeç.

Ky i fundit është goditur me sende të forta pasi ka dalë nga një lokal, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se personat që e kanë sulmuar janë të paidentifikuar nga policia.