Zbulohet emri/ Kush është pushuesja që humbi jetën sot në plazh

Është zbuluar identiteti i pushueses që humbi jetën këtë pasdite në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.

Ajo është Sherife Lushaku, 71 vjeç, nga Podujeva e Kosovës.

Pushuesja e moshuar, humbi jetën, menjëherë sapo u fut për t’u larë në det.

Ajo ndodhej në plazhin e Shëngjinit së bashku me familjen e saj.