VIDEO/ Qeni ‘Rotvailer’ sulmon brutalisht 13 vjeçarin në Shkodër

Një ngjarje e rëndë eshte regjistruar në zonën turistike të Shirokës ku një qen ‘Rotvailer’ ka sulmuar brutalisht një fëmijë 13 vjeçar duke i shkaktuar plagë të rënda në trup si dhe 19 qepje.

I ati i tij ka denoncuar në Faxnews ngjarjen tronditëse dhe mbi të gjitha neglizhencën e policisë së Shkodrës për gjetjen e pronarit të qenit i cili është larguar nga vendngjarja pa i kërkuar minimalisht ndjesë fëmijës së dëmtuar.

“Dje rreth orës 4 e gjys 5 pa 20 më kanë lajmëru në tel të shkoj në spital se djalin e ka ngrënë qeni. Kam shku në spital e kam gjet djalin copë copë. Kam kontaktu me mjek dhe më thanë shyqyr zotit që nuk i ka pre damarët e zemrës të këmbës së majtë.

Jam interesu me gjet qenin si personalisht ashtu dhe me polici. Mua më duket interesimi minimal për të gjet qenin dhe pronarin e tij. Qeni ka qenë rotvailer pa maskë, pronari i ka fol italisht qenit: Vieni qua.

Risku i tij ka qenë një i moshuar që peshkonte aty, ai ka marrë një gur dhe i ka ra qenit në kokë. Qeni është turbullu dhe e ka lëshu. Djali është i traumatizuar, për spitalin kam fjalët më të mira, por si nuk mundet shteti të kapi një njeri me qen.”- deklaroi babai i fëmijës për Faxnews.