", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/July/15/auto_238292dc-5b07-4b5a-a541-03c4b76a5f06_w1023_r1_s1594824542.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Pjesëmarrja në zgjedhje/ Maqedonia e Veriut publikon të dhënat e fundit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (KSHZ) ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 në votime kanë dalë më shumë se 576,000 qytetarë apo 31.78 për qind e rreth 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Admir Shabani, dalje më e lartë është regjistruar në njësinë e tretë zgjedhore, me 37.24 për qind, ndërsa më e ulët në njësinë e gjashtë zgjedhore, me 22.85 për qind. Kjo njësi ka numrin më të madh të votuesve shqiptarë, raporton Rel.

KSHZ-ja ka njoftuar se janë regjistruar edhe disa probleme në disa vendvotime lidhur me fletët e votimit, por kjo sipas zëdhënësit Shabani nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një vendvotim Shkup një person është arrestuar nga policia për shkak të fotografimit të votës.

Lidhur me procesin zgjedhor është prononcuar edhe ambasadorja amerikane, Kate Byrnes e cila shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Jam e kënaqur që qytetarët e këtij vendi po marrin pjesë në procesin demokratik. Një ekip nga Ambasada Amerikane i është bashkuar OSBE-së, shoqërisë civile dhe vëzhguesve të zgjedhjeve ndërkombëtare, dhe unë do të jem atje me ta”, ka shkruar ambasadorja Byrnes në rrjetin social Twitter.

Ambasada e SHBA -së po monitoron zgjedhjet me 41 vëzhgues të akredituar.