VIDEO/Shpërndarje droge në mes të ditës, pushuesit filmojnë burrat teksa transportojnë kanabis në plazh

Ky është momenti, kur shpërndarës droge zbresin nga motoskafi i tyre në një plazh spanjoll dhe shkarkojnë pako me marijuanë përpara një grupi pushuesish.

Një grua dëgjohet në sfond duke thënë : ‘Shpërndarje droge në mes të ditës!!!’

Një tjetër shihet duke marrë rreze dielli dhe duke parë skenën e pabesueshme.

Varka dhe burrat që transportuan kanabisin u zhdukën para se të mbërrinte policia dhe asnjë arrestim nuk u bë.