Efektet pozitive të koronavirusit: 1 milionë britanikë lënë duhanin

Më shumë se një milionë britanikë kanë lënë duhanin gjatë krizës së koronavirusit, tregojnë analizat.

Ekspertë nga University College London verifikuan të dhënat e një sondazhi të bërë nga mesi i prillit në fund qershori.

Të dhënat sugjerojnë se 1.1 milionë duhan-pirës kanë hequr dorë nga ky ves dhe edhe 440,000 të tjerë janë në process.

Studiuesit u shprehën se nuk e dinë me siguri shkakun e kësaj, por besojnë se kërcënimi nga koronavirusi i ka motivuar ata të përmirësojnë shëndetin.