Po planifikohet shkëmbimi i bujshëm i lojtarëve, Serie A – Premier League

Antonio Conte po mendon për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos së verës.

Sipas “Calcio Mercato”, trajneri zikaltër është i etur për të joshur francezin Martial, të cilin e do në “San Siro”.

Për t’ia arritur kësaj, Interi është i gatshëm t’i ofrojë Manchester United një futbollist kryesor të vetin, Milan Skriniar, si një marrëveshje shkëmbimi e pjesshme për Anthony Martial.

Vlerësimi i “Djajve të Kuq” për Martial është rreth 60 milionë euro, ndërsa zikaltrit shpresojnë ta ulin atë çmim, duke dërguar Skriniar në “Old Trafford”.