E ardhmja e aeroportëve: robotë dezinfektues

Robotë pastrimi që përdorin dritën ultra-violetë po zhvillohen për tu përdorur në aeroporte.

Heathrow është një prej aeroportëve që shpreson t’i kthehet normalitetit me ndihmën e tyre.

Aeroporti tha se makineritë përdorin rrezet ultra-violetë për të vrarë viruset dhe bakteret gjatë natës.

Kjo teknologji pritet të sjellë sërish siguri në fluturime, edhe pse ende në kohë pandemie.

Vetëm 350,000 njerëz udhëtuan në aeroport muajin e kaluar, duke treguar kështu një ulje prej 95% në krahasim me qershorin 2019.