Oliver Giroud çon Chelsea-n drejt Champions League

Chelsea ka arritur një fitore të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj Norëich, në ndeshjen e vlefshme për javën e  36-të Premier League. “Blutë e Londrës” mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-0 “Kanarinat”, skuadër kjo që ka siguruar matematikisht rënien nga kategoria.

Loja nuk ishte e bukur, por një gol i shënuar nga Olivier Giroud ishte i mjaftueshëm për të fituar këtë sfidë.

Në përballjen e radhës, blutë i pret një sfidë tepër delikate, ku do të kenë përballë kampionët e Liverpulit. Në rast të një rezultati negativ, zona Champions do të komplikohej ndjeshëm.