Merkato/ ‘Ylli’ i Barcelonës gati të largohet drejt Serie A

Samuel Umtiti është i gatshëm të luajë sezonin e ri në Serie A.

Duket se janë katër klube italiane që interesohen për francezin 26-vjeçar. Napoli, Lazio, Roma dhe Torino janë vënë në gjurmët e Umtitit.

Spanjollët janë të gatshëm ta shesin lojtarin me formulën e huazimit për një vit, ide që duket se ka tërhequr vëmendjen e skuadrave italiane.