Kabinat 1 milionë paundë të izolimit nuk përdoren nga frika e shpërthimit
Kabinat e izolimit të koronavirusit janë prodhuar në Britani për të mbajtur pacientët e sëmurë.
Ato u panë si një zgjidhje që nuk do të lejonte transmetimin e virusit.
Por duket se kjo pajisje që besohet se u ka kushtuar taksa-paguesëve një milionë paundë nuk është përdorur.
Kjo për shkak të frikërave se kabinat mund të shpërthejnë.
Britania nuk është shprehur se s aka paguar për 15 kabinat e blera, por një prej tyre kushton zakonisht £35,000.
Ky shpenzim i lartë doli i pafrytshëm, pasi ende kabinat nuk shihen si të sigurta mjaftueshëm.