Shakatë për votimet nuk janë vepër penale në Maqedoninë e Veriut

Shkup- Zv.ministrja teknike për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, ka reaguar në Facebook në lidhje me postimet në rrjetet sociale sa i përket zgjedhjeve të parakohshme. Ajo tha opinioni e ka të qartë se postimet lidhur me votimet janë shaka dhe të njëjtat nuk paraqesin vepër penale.

Ky reagim i Petrovskës vjen pasi gjatë ditës së djeshme drejtori i Kopshtit Zoolgjik, u ftua për bisedë informative në Polici, për shkak të një postimi të tij në Facebook. “Nuk do të lejoj mashtrime dhe të pavërteta, e as të dhunohet liria e shprehjes në çfarëdo mënyre. Jetojmë në shtet demokratik në të cilin liria e shprehjes nuk është vepër penale. Kështu edhe do të mbetet”, tha Petrovska.