Milot Rashica në takim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin

Futbollisti Milot Rashica është pritur në një takim nga Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Vet Hoti ka shprehur kënaqësinë e tij për bashkëbisedimin që ka pasur dhe ka publikuar në FB, fotografitë me këtë shënim:

"Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian."