Rikthehen skenat e nxehta në ekrane

Në ekrane do të rikthehen skenat e nxehta dhe puthjet, si pasojë e përditësimit të rregullores së COVID-19.

Rregullorja më e fundit e publikuar lejon prekjet dhe jep disa këshilla për të shmangur transmetimin e koronavirusit.

Teksa pandemia ende nuk është zhdukur, shumë seriale si Peaky Blinders dhe Line of Duty u detyruan të ndalonin filmimet.

Shumë të tjerë, si Coronation Street, ndaluan skenat e nxehta për të mundur vazhdimin e filmimeve.

Tashmë duket se kjo është në të shkuarën, pasi rregullorja tregon se filmimet mudn t’i kthehen normalitetit.