Francë/ Rritje historike e pagave për punonjësit e sistemit shëndetësor

Franca ka aprovuar një fond prej 8 miliard euro për rritjen e pagave të punonjësve të shëndetit, teksa qeveria përshëndeti rolin e tyre në luftimin e koronavirusit.

Marrëveshja u nënshkrua me sindikatat të hënën pas disa javë bisedimesh, ku parashikohet që pagat të rriten mesatarisht me 183 € në muaj.

Punëtorët shëndetësorë janë vlerësuar gjatë gjithë pandemisë me shfaqje të rregullta të vlerësimit të publikut. Por ata donin më shumë sesa mirënjohje dhe kanë zhvilluar protesta për të kërkuar rritje të pagave dhe fonde më të mëdha për spitalet.

Njoftimi erdhi ndërsa vendi përgatitet të festojë këtë të martë Ditën e Bastijës, festa kombëtare e Francës.

Më shumë se 200,000 të infektuar dhe 30,000 vdekje janë regjistruar në Francë, një nga vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi.