Pesë të arrestuar, 8 në kërkim: Zbulohet rrjeti që organizonte kalimet e paligjshme në BE për 1000-2500 euro

Policia e Durrësit ka shkatërruar një rrjet trafikantësh qëniesh njerëzore, që mundësonin  kalimin e paligjshëm të kufirit, të personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.që synonin vendet e BE-së.

13 persona janë zbuluar prej një hetimi disamujor të Prokurorisë së Durrësit dhe 5 persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit. Tetë të tjerët janë shpallur në kërkim.

Në kuadrin e operacionit "Danubi" u arrestuan:

Të arrestuarit janë Mirdash Xhani, 58 vjeç; Iljaz Berisha, 58 vjeç; Igli Gripshi, 64 vjeç; Elton Baroka, 49 vjeç, banues në Durrës dhe Arben Ndreka, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Për të shpallurit në kërkim që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale,  për arsye hetimi nuk jepen të dhëna.

Këta persona ushtronin veprimtari kriminale, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.