Shifrat e frikshme / Meksikë, 73 mije të zhdukur në nga lufta mes karteleve të drogës

Autoritete në Meksikë kanë rishikuar të gjitha të dhënat, për të nxjerrë përfundimin se sa njerëz janë të zhdukur në vendin e tyre, nga verifikimet shifra arriti në 73 201 të cilët besohen së mbi 95% janë vrarë dhe zhdukur  nga lufta mes karteleve të drogës.

Para pak kohësh shifra arrinte në 61 mijë por duke verifikuar kjo shifër  u rrit më mbi 12 mijë, ku vetëm vitin e kaluar u shënua një rekord shumë i frikshëm me 34 582 të vrarë.

Vitet e fundit Meksika është karakterizuar nga lufta dhe dhuna brutale e ushtruar mes karteleve të drogës dhe qeverisë.

Qeveria e presidentit Andres Manul Lopez Obrador, ka premtuar pas marrjes së pushtetit në dhjetor të 2018 për të luftuar dhe arrestuar të gjitha kartelet e drogës dhe normalizimin e situatës në vend.

Alejandro Encinas, zëvendësministri i Meksikës për të drejtat e njeriut, tha që Meksika ka zbuluar që prej vitit 2006 3,978 varre klandestine, nga të cilat janë zhvarrosur 6,625 trupa.

Pothuajse 30% e varreve janë zbuluar gjatë administrimit të Lopez Obrador, i cili ka premtuar se do të përqëndrohet në këtë çështje.