VIDEO/ Torino ndëshkon Interin në pjesën e parë prej gafës foshnjarake të Handanovic

Interi po luan në shtëpi me Torinon ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A, shkruan Syri.net.

Një gol i pabesueshëm në minutën e 17-të i ka dhënë avantazhin Torinos në pjesën e parë.

Nga një goditje këndi, Handanovicit i shpëton topi nga duart dhe Belotti përfiton nga gafa e portierit zikaltër, duke shënuar lehtësisht, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.