VIDEO/ Keidi Bare futet si zëvendësues dhe shënon për Malagën

Malaga nuk ia ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në transfertën e Gijonit, ku është mposhtur me rezultatin 2-1.

Dy golat në pjesën e parë të vendasve bënë që Gijoni të marrë fitoren.

Në këtë ndeshjet ka treguar një paraqitje shumë të mirë edhe mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, i cili u fut si zëvendësues dhe në minutën e 93-të shënoi golin e vetëm për Malagan.

Megjithatë goli i shqiptarit vlejti vetëm për statistikë, pasi Malaga nuk ia doli të marrë të paktën një barazim.