Rebelet ‘Houthi’ në Jemen godasin një rafineri të madhe nafte në Arabin Saudite

‘Houthi Jemen’ forcat rebele që kontrollojnë një pjesë të territorit ne Jemen goditen me raketa një baze të madhe nafte në Arabinë Saudite.

Koalicioni i udhëhequr nga Suditët goditën para disa ditësh 2 anije  që drejtoheshin nga grupi rebel Houthi.

Ndërmarrja e naftës Saudite Aramco,  është një rafineri që prodhon 400 000 mijë fuci nafte në ditë dhe ndodhet në Jizanit në Detin e Kuq, rreth 60 km nga kufiri Jemenit.

Sulmet nga lëvizja Houthi në linjë me Iranin janë përshkallëzuar që nga fundi i majit kur skadoi një armëpushim i nxitur nga pandemia e koronavirusit. Në fund të qershorit, raketat arritën në kryeqytetin saudit Rijad.

Koalicioni, në një deklaratë të botuar nga agjensia e lajmeve shtetërore Saudite SPA, thanë që dronët ishin nisur nga kryeqyteti Sanaa i kontrolluar nga Houthi në drejtim të Arabisë Saudite.

Koalicioni ndërhyri në Jemen në Mars 2015 pasi Houthis rrëzoi qeverinë e mbështetur nga Saudite, e njohur ndërkombëtarisht nga Sanaa në fund të vitit 2014.