Gruaja më e bukur në botë, aktorja indiane infektohet me COVID-19

Superylli i Bollywood-it Aishwarya Rai ka rezultuar pozitive në testin për koronavirusin, një ditë pasi burri i saj aktor dhe babai i tij u shtruan në spital të infektuar.

Vajza 8-vjeçare e ish-Miss World, Aaradhya që e ka me bashkëshortin Abhishek Bachchan, 44 vjeç, gjithashtu është infektuar.

Lajmi i trishte vjen pak pasi vjehrri i aktores superylli indian Amitabh, 77 vjeç u infektua me virusin.

Abhishek shkroi të dielën:

“Aishwarya dhe Aaradhya kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ato do të vetë karantinohen në shtëpi … Pjesa tjetër e familjes përfshirë nënën time kanë rezultuar negative”.

Ajo vazhdon të mbetet një nga fytyrat më të famshme të Bollyëood-it jashtë vendit, si dhe në Indi dhe ka qenë vazhdimisht e pranishme në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.

Ajo u martua me Abhishek Bachchan në 2007.