‘Planeti Nëntë’ gjigant mund të jetë në të vërtetë sa një portokall, ja iluzioni që ngatërroi astronomët

‘Planeti Nëntë’, një objekt celestial, gati 10 herë më i madh se Toka, mund të jetë në të vërtetë një vrimë e zezë në masën e një portokalli.

Një teleskop i ri mund të ndihmojë në detektimin e saj.

Disa objekte mund të jenë ‘mbivendosur’ në orbita të çuditshme, duke krijuar këtë iluzion optik që i ka bërë shkencëtarët të besojnë se ajo është ‘diçka e përmasave të mëdha’.

Kërkues nga universiteti i Harvard besojnë se një teleskop i ri që po ndërtohet në Kil mund të konfirmojë natyrën e ‘Planetit Nëntë’.

Deri më tani, të dyja teoritë janë njësoj të besueshme dhe nuk ka prova të mjaftueshme për të hedhur poshtë asnjërën.