Imuniteti nga koronavirusi i ri humbet brenda disa muajsh
Imuniteti ndaj Covid-19 mund të humbasë brenda disa muajsh, sipas një studimi.
Gazeta Daily Mail shkruan se njësoj si ftohja e zakonshme dhe gripi, virusi mund të infektojë njerëzit në bazë vjetore.
Kjo minon idenë e imunitetit të tufës si një mënyrë për të mposhtur virusin.
Studimi është kryer nga King’s College London.
Ata zbuluan se nivelet e antitrupave arrijnë kulmin tre javë pas simptomave dhe më pas nisin të bien.
Dr. Katie Doores, autorja e studimit, tha: “Njerëzit po prodhojnë një sasi të arsyeshme reagimi ndaj virusit, por ajo zhduket në një periudhë të shkurtër kohe”.
Sipas studimit, niveli i antitrupave është më i lartë te pacientët që kanë vuajtur më shumë.
Po ashtu kjo do të thotë se mbrojtja me vaksinë mund të mos zgjasë shumë dhe vaksina duhet riformuluar çdo vit.