Infektohet gjyqtari në Apelin e Tiranës, reduktohet orari i punës

Regjistrohen raste me Covid-19 edhe në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Mësohet se një gjyqtar ka dalë pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye Gjykata ka vendosur të punojë me orar të reduktuar.

Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 117 raste pozitive Covid, 41 prej tyre në Tiranë.

Po kështu ndërruan jetë dy pacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.