Punët në zyra janë më të shëndetshme për trurin, tregon studimi

Punët e zyrave i mbajnë njerëzit më të mprehtë mendërisht, ndërsa ato fizike rrisin mundësinë e humbjes së kujtesës dhe shtojnë problemet me përqëndrimin, ka zbuluar një studim.

Mungesa e aktivitetit fizik është menduar prej shumë kohësh si një nga shkaqet kryesore të problemeve me shëndetin, ku përfshihet dhe ai mendor.

Por një studim ka zbuluar se ulja në një tavolinë gjithë ditën mund të jetë shumë e mirë për trurin tonë.

Shkencëtarët besojnë se kjo është pasi punët në zyrë janë më sfiduese mendërisht dhe në këtë mënyrë mund të mbrojnë nga ulja e aktiviteteve kognitive.

Kërkues nga universiteti i Cambridge testuan 8500 punonjës në 12 vjet dhe arritën në përfundimet e sipërpërmendura.