VIDEO/Tmerruese, peshkaqeni gjigant sulmon varkën në mes të oqeanit

Filmime tmerruese shfaqin një peshkaqen gjigant që noton rreth anijes së një peshkatari.

Incidenti ka ndodhur në bregun e Australisë Perëndimore dhe është kapur në kamera nga dëshmitarë të frikësuar.

Vëllezërit Lee dhe Adam Ferguson u nisën për të lundruar nga Coogee në Perth për në ishullin Carnac për të peshkuar.

Një orë e gjysmë më vonë, ata dalluan një peshkaqen pranë varkës së tyre.

Peshkaqeni shihet në videon tmerruese duke kafshuar varkën dhe terrorizuar vëllezërit.