‘Me lista të hapura zgjodhët mashtruesin dhe përdhunuesin’

Deri para pak ditësh, kryeministri Edi Rama ishte vetë kundër listave të hapura.

Ndërkohë mediat dhe opozita kanë risjellë në vëmendje komentet e forta kundër listave të hapura nga Damian Gjiknuri, që thotë se ato do lejojnë depërtimin e njerëzve të krimit në politikë.

Nga ana tjetër, një koment i ‘njeriut të memeve’, Genc Sejko është bërë viral.

“Zgjedhjet lokale bëhen me lista të hapura dhe me sistem mazhoritar. Në 2015 midis një mashtruesi ordiner dhe dr. Halim Kosovës ti zgjodhe mashtruesin. Midis dr. Engjëll Carës dhe një përdhunuesi, ti zgjodhe perdhunuesin.

Vazhdoni të mendoni se fajin e ka sistemi?!” shkruan ai.