COVID-19/ Në Turqi 1012 infektime dhe 19 viktima nga, në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë në Turqi publikoi raportimin ditor në luftën me pandeminë Covid 19, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 1012 persona dhe 19 viktima .

Sipas raportimit nga ministri Fahrettin Koca në Turqi janë 194 515 persona të shëruar në total dhe 1200 vetëm ditën e kaluar .

Deri tani janë kryer mbi 3.9 milion testime në shtetin Turk për të kontrolluar ndonjë shpërthimet e mundshme.

“Qytetet me numrin më të madh të pacientëve me intubacion janë Stambolli, ?anl?urfa, Ankara, Gaziantep dhe Konya. Le të ndjekim rregullat për të marrë rezultatet që presim”, tha Koca në Tëitter.

Që nga fillimi i “procesit të normalizimit” në qershor, Turqia ka parë më pak rënie në numrin e rasteve të reja, me shifra ditore kryesisht në 1.000.

Që nga fillimi i pandemisë janë 5393 persona të vdekur dhe 213 000 persona të infektuar.