Aksident me një të vdekur në autostradën Shkodër – Lezhë

Një person ka humbur jetën në autostradën Shkodër – Lezhë, në afërsi të fshatit Mabe.

Viktima ishte duke lëvizuar me biçikletë rreth orë 6:00, kur një makinë e ka përplasur.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ndërroi jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.