Eduard Prodani: Ja ndryshimi mes Tiranës dhe rivalëve Kukësi dhe Partizani

Çfarë ka kjo Tiranë më shumë se sa rivalët e saj, që është shumë pranë titullit kampion në javët e mbetura të këtij sezoni të Kategorisë Superiore?!  Kësaj pyetje ka tentuar t’i japë përgjigje një ish-drejtues i lartë i Partizanit, Eduard Prodani, i cili i ftuar në “Fair Play” në SYRI TV, deklaroi:    

“Kukësi dhe Partizani kanë vuajtur nga mungesa e stabilitetit në këtë sezon. Edhe Tirana ka vuajtur nga mungesa e stabilitetit, por  ndryshimet që bëri në këtë sezon, i dolën për mirë”.